Orari i mbylljes pas orës 22:00 skadon nesër. Çfarë do të vendosin ekspertët
Prej tre javësh, lëvizja e qytetarëve dhe aktivitetet e bareve e restoranteve kanë qenë të ndaluara prej orës 22:00 deri në 06:00 të mëngjesit, për shkak të situatës me koronavirusin në vendin tonë. Por masat e vëna në zbatim pas vendimit të Komitetit të Ekspertëve përfundojnë ditën e nesërme.
Sipas autoriteteve shëndetësore në vend, ora policore e cila filloi në 11 nëntor do të zgjaste për tre javë, dhe më pas në varësi të situatës do të njoftohen edhe kufizimet e reja.
“Këto masa do të hyjnë në fuqi ditën e mërkurë në 11 Nëntor dhe do të zgjasin deri në 3 javë. Masat do të rishikohen çdo javë në varësi të situatës dhe dinamikës së ngjarjeve”, njofton Mimistria e Shëndetësisë tre javë më parë.
Pasditen e sotme, kryeministri Rama tha se nuk janë diskutuar masa të reja shtrënguese para festave të fundvitit, por nuk përjashtoi një mundësisë të tillë në varësi të situatës me të prekurit nga koronavirusi në vendin tonë.
Sorry, the comment form is closed at this time.