OBSH: Vaksina do të sjellë fundin e pandemisë, por rruga deri atje është e rrezikshme

Deklaratat e OBSH-së për vaksinat duken optimiste. “Bota mund të fillojë të ëndërrojë fundin e pandemisë”, u shpreh së fundmi drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus. Sipas tij, pranvera mund të shënojë kthimin e historisë, duke nisur fillimin e fundit të një kapitulli sfilitës për botën. Megjithatê, drejtori i OBSH-së thotë se rruga deri atje është e rrezikshme. Në deklaratën e tij, ai iu referua vendeve të pasura dhe më të fuqishme.

“Vendet e fuqishme nuk duhet të shkelin mbi të varfrit për vaksinat. Pandemia ka treguar më të mirën dhe më të keqen e njerëzimit, me akte dhembshurie, por gjithashtu ka nxitur përçarjet dhe interesat vetjakë”, shtoi kreu i OBSH-së.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.