OBSH do të hetojë origjinën e COVID-19, shkencëtarët do të nisen drejt Wuhan-it në këtë datë

Një ekip prej 10 shkencëtarësh ndërkombëtarë do të udhëtojë në qytetin kinez të Wuhanit, muajin tjetër për të hetuar origjinën e Covid-19, ka thënë Organizata Botërore e Shëndetësisë. Kina nuk e ka kundërshtuar këtë hetim të pavarur, megjithëse OBSH ka negociuar për disa muaj për të nënshkruar këtë marrëveshje.

Virusi mendohet të ketë ardhur nga një treg Wuhan që shet kafshë. Por SHBA ka kërkuar hetime pasi administrata e Donald Trump ka akuzuar Kinën se po përpiqet të fshehë shpërthimin fillestar.

Një biolog në ekip i tha agjencisë së lajmeve Associated Press se OBSH nuk po kërkonte të ndante fajin, por më shumë për të parandaluar shpërthimet në të ardhmen.

“Ka të bëjë me përpjekjen për të kuptuar se çfarë ka ndodhur dhe pastaj të shohim nëse, bazuar në ato të dhëna, mund të përpiqemi të zvogëlojmë rrezikun në të ardhmen.”

Dr Leendertz tha se qëllimi ishte të zbulohej se kur virusi filloi të qarkullonte dhe nëse kishte apo jo origjinën në Wuhan.

Misioni mund të zgjasë katër ose pesë javë.

Raportet në mediat kineze kohët e fundit kanë sugjeruar që Covid-19 mund ta ketë pikënisjen jashtë Kinës.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.