“Oboti rrezikon të përmbytet”/ Prefektja këshillon banorët

Prefektja e Shkodrës, Majlinda Angoni, ka folur rreth situatës se reshjeve të shiut dhe borës në Shkodër.

Sipas saj, për momentin nuk ka probleme të theksuara dhe Shkodra të paktën deri tani nuk rrezikohet nga përmbytjet.

Aktualisht, disa zona janë pa energji elektrike për shkak të erës dhe reshjeve, ndërsa aksi problematik mbetet rruga e Qafë-Thorës që lidh Shkodrën me Thethin, ku nuk këshillohet kalimi i mjeteve.

Po ashtu, Prefektja nuk këshillon as kalimin në anën tjetër nga Mali i Shoshit që sërish është një aks që lidh Shkodrën me zonat e Dukagjinit.

Ndër të tjera, në aksin drejt Vermoshit nuk këshillohet lëvizja për shkak të borës.

Edhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi tha dje se Oboti rrezikohet përmbytja.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.