Nxënësit preken nga Covid-19, mbyllet shkolla 9-vjeçare ”Avni Rustemi”

Për shkak të pandemisë nga Covid-19, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në Gjirokastër i ka vënë drynin klasës së pestë në shkollën 9-vjeçare ”Avni Rustemi” në Bashkinë e Libohovës.

Mësohet se shkak për vendimin e menjëhershëm të inspektoriatit është bërë prekja nga virusi vdekjeprurës i 8 nxënësve, që përbëjnë afro gjysmën e klasës.

Izolimi i nxënësve të prekur dhe mbyllja e klasës ndërmerret në kushtet e ndërprerjes së zinxhirit të infektimit për nxënësit e tjerë të klasës. Nxënësit nuk do të zhvillojë mësim për 2 javë.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.