Zjarrrt në Jugun e vendit, problematike situata në Tragjas dhe Karaburun

Nuk kanë të ndalur flakët në jug të vendit. Së fundmi raportohet se janë aktivizuar sërish flakët në Tragjas, duke djegur një sipërfaqe të madhe me shkurre dhe pemë.

Një situatë e rëndë shfaqet edhe në Karaburun, ku zjarri prej disa ditësh vijon të djegë zonën, i ndihmuar edhe nga era dhe temperaturat e larta.

Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po mundohen të shuajnë vatrat e zjarrit, por terreni i thyer e bën të vështirë ndërhyrjen efikase.

Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme një zjarr i madh përfshiu Ksamilin.

Zjarri vijon ende të djeg zonën, ndërsa ka pasur disa ndërhyrje të zjarrfikësve për të neutralizuar flakët.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.