Manastirliu firmos: Nuk ka grumbullime për festat e Nëntorit

Vendimi për të ndaluar grumbullimet në vende të mbyllura apo të hapura do të qëndrojë në fuqi deri në datë 29 nëntor.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka firmosur sot urdhrin, i cili ka si qëllim parandalimin e përhapjes së virusit.

Urdhri i mëparshëm kishte parashikuar datën 15 nëntor, por ai është shtyrë.

“Në urdhrin nr.633 datë 1.11.2020 “Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura” të ndryshuar bëhet ndryshimi si vijon:

1. Në pikën 1 të urdhrit, togfjalëshi deri në datën 15.11.2021 zëvendësohet me togfjalëshin “deri në datën 29.11.2021”.

Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare”, shkruhet në vendimin e Ministrisë.

Nuk dihet nëse ky urdhër do të zbatohet i plotë, pasi në kryeqytet janë parashikuar disa aktivitete, përfshirë Natë e Bardhë.

Vendimi është marrë me 12 nëntor, por sot ai është publikuar në Fletoren Zyrtare.

URDHËR

Nr. 349/2, datë 12.11.2021
PËR NJË NDRYSHIM NË URDHRIN NR. 633, DATË 17.11.2020, “PËR NDALIMIN
E GRUMBULLIMEVE NË VENDE TË MBYLLURA APO TË HAPURA”, TË
NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 102, pika 4, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të nenit 7, pika
4, të ligjit nr. 15/2016, “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”,
të udhëzimeve të Institutit të Shëndetit Publik, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të popullatës nga
infeksioni i shkaktuar nga COVID-2019, si edhe në zbatim të vendimit të Komitetit të
Përkohshëm për Infeksionin e Përhapur nga Coronavirus i ri nr. 4340, datë 22.10.2021,
URDHËROJ:
Në urdhrin nr. 633, datë 17.11.2020, “Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo
të hapura”, të ndryshuar, bëhet ndryshimi si vijon:

  1. Në pikën 1 të urdhrit, togfjalëshi “deri në datën 15.11.2021” zëvendësohet me togfjalëshin
    “deri në datën 29.11.2021”.
    Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
    MINISTËR I SHËNDETËSISË DHE
    MBROJTJES SOCIALE
    Ogerta Manastirliu
Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.