“S’do ta fal kurrë tim at’/ Deklarata e fortë e Ermal Metës

Këngëtari i njohur shqiptar me famë në Itali, Ermal Meta është kthyer pas në kohë.

Gjatë një interviste për “Oggi”, ai ka folur për periudhën kur jetonte në Shqipëri, e cila përkon me regjimin komunist.

Ermali tha sërish se nuk do e falë kurrë babain e tij që e la vetëm në ato vite të tmerrshme.

“Periudha më e vështirë ishte nga rënia e regjimit, në 1991, deri kur u largova në 1994: dhunë, krim, vdekje në rrugë, një ndjenjë rreziku për të cilën nuk e kisha bërë. Nuk do ta fal kurrë babanë tim, i cili na la vetëm në ato vite të tmerrshme”, tha këngëtari.

Sakaq, Ermali shpjegoi për fansat e tij edhe problemin shëndetësor me të cilin është përballur këto kohë. “Më është dashur të pezulloj disa aktivitete pune që të mund të hetoj shkaqet. Më erdhi keq, por ishte e nevojshme. Për fat të mirë, me një trajtim të synuar dhe të papritur, gjithçka shkoi mirë. Në fund nuk ishte asgjë shqetësuese”, tha ai.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.