Normalizohet situata në Tiranë, protestuesit largohen pas gazit lotsjellës

Situata në Tiranë në natën e katërt të protestës për vrasjen e Klodian Rashës tashmë është qetësuar.

Turma e protestuesve, e cila u shpërnda nga policia me gaz lotsjellës, ka marrë drejtime të ndryshme dhe qarkullimi i makinave po vazhdon normalisht në disa zona.

Forcat e policisë kanë mobilizuar të gjitha pikat kryesore në kryeqytet, duke kryer edhe verifikime të të rinjve për mjete piroteknike, ndërsa disa prej tyre janë shoqëruar në komisariat.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.