Nisin vaksinat kundër COVID-19. Njihuni me shtetin që nuk priti më…
Njerëzit janë regjistruar për të marrë vaksinën dhe, para klinikave aktualisht ka radhë, raportohet nga mediat vendase. Vaksina jepet me dy doza. Prodhuesit thonë se nuk ka efekte anësore, edhe pse ekspertët perëndimorë kanë shprehur rezervat e tyre.
Megjithatë, problemi është se sa vaksina mund të prodhojë Rusia. Sipas BBC, prodhuesit thonë se, deri në fund të këtij viti do mund të prodhojnë vetëm 2 milionë doza.
Vetëm Moska, ku ka nisur fillimisht procesi, është një qytet me 13 milionë banorë.
Por është edhe një kompani e dytë ruse që ka prodhuar një tjetër vaksinë, edhe ajo pothuajse e njëjtë për nga suksesi dhe efektshmëria me “Sputnik V”.
Duket se kjo do të jetë një tjetër zgjidhje, edhe pse vendi me rreth 150 milionë banorë ka nevojë për shumë më shumë doza vaksinash.
Sorry, the comment form is closed at this time.