Nisi testimi i shpejtë i të dyshuarve me COVID-19. Ja si po veprohet
Këtë të hënë kanë nisur testet e shpejta, por epidemiologët synojnë të evidentojnë sa më parë vatrat e nxehta, ku mundësia e përhapjes së COVID-19 është e madhe. Ndaj testet e para janë kryer në shkolla dhe “call center”-a.
Avantazhi i “rapid test”, i cili e identifikon COVID-9 nëpërmjet antigenit, është rezultati brenda 15 minutash, duke ndërprerë zinxhirin e përhapjes së virusit.
Deri më 20 dhjetor epidemiologët do të shkojnë në institucionet ku janë konstatuar mbi dy apo tre persona të infektuar. Pas datës 20 dhjetor, testi i shpejtë do të kryhet edhe në disa qendra shëndetësore, por vetëm kur mjeku i familjes e konsideron të arsyeshme.
Testi i shpejtë do të kryhet paralelisht me tamponin klasik PCR, dhe shpejtësia e rezultatit do të ndihmojë në gjurmueshmërinë e rasteve si dhe izolimin e vatrave të COVID-19.
Sorry, the comment form is closed at this time.