Nis restaurimi i Kishës se Gjon Pagëzorit në Lezhë
Nis restaurimi i Kishës Shën Gjon Pagëzorit ku u mbajt Kuvendi i Arbrit në Lezhë.
Objekti i kultit i cili përfaqëson një pjesë të rëndësishme të historisë shqiptare ndër vite është grabitur nga persona të ndryshëm.
Dom Nika thotë se me këtë ndërhyrje synohet kthimi në identitet i kësaj kishe ashtu siç ishte në vitin 1703. Restaurimi i kësaj kishe do të shoqërohet në 3 faza të ndryshme deri në rivitalizimin e plotë te saj.
Në 14 dhe 15 Janar të vitit 1703 me nxitjen e drejtpërdrejtë të Papa Klementit të XI që ishte me origjinë shqiptare, në Lezhë u mbajt Kuvendi i Arbrit, duke synuar të vërë në jetë porositë e Vatikanit. Ndër vendimet e marra ishin edhe kërkesat për të hapur shkolla dhe për të botuar libra në gjuhën shqipe, të cilat u zbatuan gjatë shek.
XVIII e XIX me disa botime fetare të bëra në dialektin e Shkodrës. Aktet e Kuvendit të Arbrit u shtypën si botim më vete në gjuhën shqipe që më 1706.
Sorry, the comment form is closed at this time.