Nikolla uron emërimin e Arjan Dodaj: Misioni i tij, i dobishëm në këto kohë

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka uruar emërimin e Imzot Arjan Dodaj, Arqipeshkëv i Arqidioqezës Tiranë-Durrës.

Nikolla shkruan në urimin e saj se Imzot Arjan Dodaj, me ndihmën e Zotit, përkushtimin ndaj besimtarëve do të bëhet veçanërisht i dobishëm e përdëllimtar për besimtarët dhe të gjithë njerëzit, në këto kohë të vështira.

“Me rastin e emërimit nga Papa Françesku të Imzot Arjan Dodaj si Arqipeshkëv i Arqidioqezës Tiranë-Durrës, i uroj punë të mbarë në misionin e tij fisnik, në shërbim të besimtarëve katolikë si edhe të gjithë qytetarëve. Imzot Arjan Dodaj, me ndihmën e Zotit, përkushtimin ndaj besimtarëve do të bëhet veçanërisht i dobishëm e përdëllimtar për besimtarët dhe të gjithë njerëzit, në këto kohë të vështira pandemike”,- shprehet kryetarja e parlamentit.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.