Marshimi për Mateon/ Nikolla: Pse nuk është zgjidhje dënimi me vdekje

Kryetarja e Parlamentit, Lindita Nikolla ka marrë pjesë në marshimin kundër dhunës së fëmijëve që po zhvillohet këtë mëngjes në Tiranë.

Nga sheshi “Nënë Tereza”, kryeparlamentarja tha se i është bashkuar këtij marshimi si nënë dhe qytetare, pasi atë që ndodhi në Fier me vogëlushin Mateo e përjeton si për fëmijën e saj.

Nikolla kërkoi më shumë ndërgjegjësim nga qytetarët për të denoncuar dhunën.

Sakaq, e pyetur për nismën e familjarëve të 8-vjeçarit, të cilët po mbledhin firma për të rikthyer dënimin me vdekje, Nikola tha se kërkohet në një moment emocional.

“Jam në dijeni. Këto janë momente të forta emocionale dhe ndoshta jo gjithmonë është vendimmarrja e duhur. Shqipëria është pjesë e standardeve të BE. Unë nuk mendoj se ky dënim do të jetë gjëja e duhur për të adresuar. Ka shumë elementë të tjerë që ne duhet t’i adresojmë. Janë vendimmarrje që nuk duhen marrë në emocione të tilla të forta”, tha zonja Nikolla.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.