Ngecën në Kanionin e Gjipesë, FNSH dhe zjarrfikësit shpëtojnë 3 të rinjtë

Tre të rinj, turistë, janë shpëtuar nga forcat e policisë, FNSH-së dhe zjarrfikësve në Kanionin e Gjipesë.

Dje në mbrëmje, policia ka marrë njoftim se tre turistë, duke eksploruar territorin në Kanionin e Gjipesë, në Himarë, për shkak të terrenit të vështirë e kanë pasur të pamundur daljen e tyre nga kanioni.

Njëri prej tyre është dëmtuar, duke u përpjekur të dalë nga kanioni.

Pas 1 orë kërkimesh intensive, shërbimet e Policisë i kanë gjetur turistët, dhe me ndihmën e FNSH-së e të zjarrfikësve, kanë nxjerrë nga kanioni tre turistët 15, 18 dhe 21 vjeç, të cilët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Shtetasi që ka patur lëndime në këmbë ka marrë ndihmën mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi zyrtar

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Dhërmi dhe ato të Komisariatit Himarë, në bashkëpunim me FNSH-në e Fierit dhe forcat zjarrëfikse, i vijnë në ndihmë tre turistëve që kishin ngecur në Kanionin e Gjipesë.

Mbrëmjen e djeshme, Policia ka marrë njoftim se tre turistë, duke eksploruar territorin në Kanionin e Gjipesë, Himarë, për shkak të terrenit të vështirë e kanë patur të pamundur daljen e tyre nga Kanioni.

Njëri prej tyre është dëmtuar duke u përpjekur të dalë nga Kanioni.

Menjëherë kanë nisur kërkimet nga shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, për gjetjen e tyre.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.