“Nga ulja e moshës së vaksinimit te doza e 3-të”, vendimet që pritet të merren nesër

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli e ftuar në “Radarin Informativ” në ABC ka cekur disa nga vendimet që pritet të merren ditën e nesërme në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve sa i përket vaksinimit.

Këtu përmendi dozën e tretë të vaksinës anti-Covid, uljen e moshës së vaksinimit që flitet për deri në 16 vjeç dhe vaksinimin e +12 vjeç, por vetëm për ata fëmijë të cilët kanë problematika shëndetësore. Teksa foli për dozën e 3 të vaksinës Rakacolli tha se nuk bëhet kurrë përpara 6 muajve nga kryerja e dozës së dytë.

“Nesër Komiteti do të shqyrtojë rekomandimet e komitetit të vaksinimit të cilët janë të fushës për rekomandimet e vaksinimit. Një nga problemet është dhe doza e 3 e vaksinimit. Mënyra si do bëhet kjo, si do fillojë, kriteret për tu vaaksinuar, do të dalin pas mbledhjes në bazë të një udhëzimi të Komitetit Teknik. Mënyra si duhet të vazhdojë vaksinimi është një problem që nuk është i qartë për të gjithë botën. Ajo që dihet qartë dhe është e provuar është se vaksina mbron. Shifrat e vaksinimit prisnim që të ishin më të larta. Doja të theksoja që është e sigurtë që vaksina të mbron por sa të mbron dhe si ende është jo shumë e qartë. Duhet ta kuptojmë se rekomandimet janë rekomandime mbi bazën e njohurive.

Ajo që do diskutohet nesër në mbledhje bëhet fjalë për një fillim të një doze të 3 vaksinimi, çfarë dihet deti tani është se kjo dozë është përforcuese por nuk bëhet kurrë përpara 6 muajve që ka mbaruar doza e dytë ashtu sikurse diskutohet do të ketë edhe udhëzime të qarta që do bëhen nga ISHP për ata persona që janë me imuniet të kompromentuar. Një tjetër diskutim që do jetë dhe ai i uljes së moshës së të vaksinuarve dhe të fëmijëve”, tha Rakcolli.

Ishte ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila nga Shkodra zbuloi vendimet që pritet të merren nesër nga komiteti.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.