Profil/ Kapedani, nga pretendente për Miss në kryegjyqtare

Video e kryegjyqtares së Elbasanit Enkeleda Kapedani duke bërë modeling në ambientet e Gjykatës ka bërë xhiron e rrjetit dhe ka marrë një vëmendje të madhe nga publiku.

Videoja ka nxitur reagime edhe për faktin se kohët e fundit Elbasani është pushtuar nga krimi, ndërsa nga ana tjetër gjyqtarja Kapedani pozon e lumtur dhe me muzikë në Tik-Tok.

Ajo ka hedhur një foto në Tik-Tok, me anë të së cilës kujtonte kohën kur merrte pjesë në Miss Shqipëria 2003. Por më pas aja e ka fshirë këtë profil.

“Sa herë kam ndjekur nga ekrani konkursin e bukurisë kam luftuar me veten të shkoj apo të mos shkoj dhe unë vitin tjetër. Dhe ja ku jam tani në Miss Shqipëria për të shkelur pasarelat që ngrihen mbi kalanë e Lëkursit dhe për të hedhur një hap drejt të ardhmes sime”– shkruan Kapedani në kartolinën e konkurrimit në Miss Shqipëria.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.