Kujdes baterinë/ Soreca: Hiqet tarifa roaming në BP

Duke nisur nga 1 korriku i këtij viti do të hiqet tarifa celulare “roaming” në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Kështu, qytetarët e Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjë Hercegovinës nuk do t’u duhet më që të rimbushin celularin e tyre me tarifa shtesë për ta përdorur brenda këtyre shteteve.

Lajmi u dha nga ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, i cili shkruan se ky projekt është financuar nga Bashkimi Evropian.

Ambasadori shkruan më tej se, tashmë e vetmja gjë që duhet të kenë qytetarët në celularin e tyre është bateria.

“Nga 1 korriku 2021, Tarifat Zero Roaming në Ballkanin Perëndimor, përfshirë edhe Shqipërinë.

Duhet të keni vetëm një gjë në mendje: të keni bateri të plotë në telefonin tuaj. Pra, me ngarkesë!
Ky projekt është financuar nga BE dhe mundësuar nga Regional Cooperation Council (RCC) – Tregu i Përbashkët Regjional”, shpjegon Soreca.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.