Neymar larg PSG-së? Ish-agjenti: Ai nuk do dorëzohet

Edhe pse thashethemet po marrin dhenë, duket se Neymar nuk do të largohet nga PSG. Diçka e tillë është thënë nga dikush që e njeh mirë sulmuesin brazilian. Ka qenë ish agjenti i futbollistit, Wagner Ribiero i cili është shprehur i bindur se O’Ney s’do lërë Parisin.

“Neymar ka një ëndërr, të fitojë Champions League me PSG. Pavarësisht zërave të shumtë për një lamtumirë të mundshme, ai është shumë i motivuar dhe nuk do të dorëzohet derisa të arrijë qëllimin e tij” – Tha ai. 30 vjeçari Neymar shënoi 13 gola në kampionat, në sezonin që lamë pas.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.