Covid-19/ Sot në Tiranë, protestë kundër vaksinimit të detyruar

Sot në orën 11:00 pritet të zhvillohet protesta “Stop Diktaturës Sanitare”. Protesta, sipas organizatorëve, do të bëhet në sheshin “Skënderbej”, në Tiranë.

Protestën e ka paralajmëruar avokati Altin Goxhaj, përmes një reagimi në rrjetet sociale.

REAGIMI

Studentët denoncojnë dhe na thërrasin në protestë çdo të shtunë, duke filluar që nga data 4 shtator, ora 11:00, në sheshin ‘Skënderbej’.

2 alternativa keni: ose shpohuni ose protestoni!

Unë zgjedh protestën, ti zgjidh atë që do, por mos harro se moszgjedhja e asnjërës përfundon me shpim, pra indiferenca dhe heshtja do të thotë se ke zgjedhur të shpohesh! Në dorë e ke!

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.