Madhështia e dëborës/ Pamjet piktoreske nga Vermoshi (Foto)

Ulja e temperaturave ka sjellë edhe reshjet e dëborës në zonat malore, ku sigurisht nuk mund të mungonin edhe në Vermosh.

Të gjithë i kemi zili banorët e kësaj zone që pamjen e parë sapo hapin dritaren kanë madhështinë e bardhësisë.

Kodra, male e pemë të mbuluara nga flokët e dëborës të falin një panoramë madhështore që të thërrasin ta vizitosh.

Pavarësisht se ndodhet në SHBA, kryeministri Edi Rama i ka ndarë fotot nga Vermoshi piktoresk dhe magjia e dëborës që kjo zonë dhuron në këtë sezon.

“Mirëmëngjesi, dhe me Vermoshin që dëborën e ka ‘si të shpisë’ , ju uroj një pushim të këndshëm në këtë të diel”, shkruan Rama.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.