Në mjerim të plotë/ Drama e 48-vjeçarit që vrau veten

Detaje të reja janë zbuluar për 48-vjeçarin që vrau veten sot.

Ai jetonte në skamje ekstreme dhe së fundmi nuk kishte as energji elektrike në banesë.

Të ardhurat e tij ishin vetëm 3 mijë e 600 lekë, ndërkohë që së bashku me 48-vjeçarin jetonte edhe e motra.

Të dy janë persona me probleme të shëndetit mendor, madje e motra ka qenë e shtruar në Spitalin Psikiatrik të Elbasanit.

Vetë i ndjeri ishte shtruar më parë në Spitalin Psikiatrik të Vlorës.

Por drama nuk mbaron këtu.

Trupi i të ndjerit është marrë në orën 10:00 për t’iu kryer autopsinë, por për shkak se s’ka pasur mjek ligjor trupi është mbajtur deri në orën 19:00, kur varrimi i 48-vjeçarit nga bashkëfshatarët e tij ishte vendosur për në orën 17:00.

Trupi tani është tërhequr nga morgu, ndërsa ceremonia mortore është shtyrë për nesër në orën 08:00.

foto galeri
foto galeri
Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.