Ndryshimet në Kodin Penal: Lejohen tubimet, edhe pa lejen e policisë
Ndryshime të reja pritet të ndodhin në Kodin Penal.
Në draftin që po hartohet nga Ministria e Drejtësisë parashikohet shfuqizimi i disa veprave penale, që kanë lidhje me protestat dhe skemat piramidale, me argumentin se mund të trajtohen edhe nga Kodi Civil. Në drafti, sipas disa burimeve, parashikohet edhe shfuqizimi i veprës penale të organizimit dhe pjesëmarrjes në grumbullime e manifestime të paligjshme, pa lejen e Policisë së Shtetit. Siç është parashikuar në nenin 262 të Kodit Penal, shkelësit dënoheshin deri në dy vite burg, por me ndryshimet e reja kushdo mund të protestojë pa marrë leje. Por ndër rreshta sqarohet se, tubimi kthehet në vepër penale nëse në të marrin pjesë persona të armatosur, të cilët bazuar në ligj dënohen me gjobë ose me burg deri në 3 vite.
Nenit përkatës, “Organizimi i grumbullimeve dhe manifestimeve të paligjshme me pjesëmarrje të personave të armatosur” shprehimisht sanksionon:
1. Organizimi i grumbullimeve dhe manifestimeve me pjesëmarrje të personave të armatosur dënohet me gjobë ose me burgim nga 2 deri në 3 vjet.
2. Pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme e personave të armatosur përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në 1 vit.
3. Vepra penale sipas paragrafit të dytë të këtij neni konkurron me veprën penale te armëmbajtjes pa leje kur subjekti nuk zotëron lejen për mbajtjen e armës.
Gjithashtu, është propozuar heqja e veprës penale të organizimit dhe vënia në funksionim e skemave mashtruese dhe piramidale të huamarrjes, pasi ezaurohet nga nene të tjera të Kodit Penal. Aktualisht, Kodi Penal parashikon gjobë dhe burg për mashtrime.
“Skemat mashtruese dhe piramidale. Organizimi dhe vënia në funksionim e skemave mashtruese dhe piramidale të huamarrjes, dënohet me burgim nga 3 deri në 8 vjet”, thuhet në nenin 283.
Ndërkohë, plagosja e lehtë nga nga pakujdesia, që dënohej me gjobë është kërkuar të shfuqizohet, bashkë me dënimin për mbajtjen me pa të drejtë e uniformës, vepër penale që parashikonte dënimin deri në 5 vite burg.
Sorry, the comment form is closed at this time.