Ndeshja Gjermani-Francë, Veliaj tregon dy diplomatët që do i bashkohen për të parë ndeshjen në shesh

Kreu i Bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj, ka folur për rikthimin e kryeqytetit në jetë normale. Ai tha nga Tirana Fan Zone se më në fund njerëzit mund të festojnë pranë njëri-tjetrit dhe se një gjë e tillë i kishte munguar Tiranës.

“Njerëzit kanë nevojë të jenë bashkë, kanë nevojë më shumë për vaksinën e solidaritetit, duan të prekin njëri-tjetrin, kjo është një terapi kolektive. Sot luajnë dy ekipe të mëdha, Gjermania dhe Franca, do na bashkohen dhe dy ambasadorët. Por më shumë se ndeshjet rëndësi ka që ky vend zien nga jeta, kur më parë kishim rrugë e sheshe bosh.

Këtu kemi pasur përditë ambasadorët për të ndjekur shtetet e tyre, e për këtë arsye unë nuk bëj tifo por ngushëlloj ata që humbin dhe përgëzoj ato që fitojnë. Rëndësi ka të ngrihemi më të fortë pas pandemisë. Dhe heqja e maskës është një çlirim i madh, sheh njerëz që përqafohen, dhe që u qesh fytyra. Duket që jemi rikthyer,” tha Veliaj.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.