Ndërtimi i 2000 apartamenteve në Durrës zë hapësirë në faqet e mediave arabe

Media arabe “E.JARAINE News” i ka kushtuar një vëmendje të veçantë marrëveshjes për bashkëpunim ekonomik mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara për ndërtimin e 2000 apartamenteve në Durrës, të cilat u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit të kalaur.

Gjithashtu mediet në vend kanë publikuar dhe fjalën e kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla .

Balla në fjalën e tij ka shprehur mirënjohjen e tij për Lartmadhërinë e Tij Mohamed Bin Zayed Al Nahyan, Princin e Kurorës të Abu Dhabi-t dhe zëvendëskomandantin suprem të Forcave të Armatosura të Emirateve të Bashkuara Arabe për grantin dhënë për rinovimin e më shumë se 2 000 banesave banimi në një nga qendrat kryesore ekonomike të Shqipërisë, Durrës, pas dëmeve të mëdha të pësuara nga tërmetet, përfshirë tërmetin më të fortë që goditi rajonin muaj para pandemisë.

“Ne i jemi shumë mirënjohës Lartmadhërisë së Tij Mohamed Bin Zayed Al Nahyan për mbështetjen e tij të vazhdueshme në projektet ekonomike të Shqipërisë gjatë viteve”, tha Balla.

Fondi i Abu Dhabi-t për Zhvillim (ADFD) ka miratuar një grant prej 257 milionë AED ose 70 milionë dollarësh të siguruar nga qeveria e Emirateve të Bashkuara Arabe në mbështetje të rizhvillimit urban të Shqipërisë.

Granti për ndërtimin e 2000 apartamenteve në Durrës dhe Spitallë ka të bëjë jo vetëm me njohuritë dhe eksperiencën e vyer inxhinierike, por edhe një koncept modern të jetës në komunitet, në qendrat e reja urbane, ekonomike e sociale që do të kthehen në modelin e ardhshëm të rilindjes urbane në të gjithë vendin.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.