Ndërtimet pa leje, IKMT nis aksionin edhe në Shëngjin

Aksioni i IKMT për shembjen e ndërtimeve pa leje ka nisur pasditen e sotme dhe në zonën turistike të Shëngjinit. Fillimisht aksioni ka nisur në vendin e quajtur “Rana e Hedhun”, për të vijuar më pas në të gjithë bregdetin. Sipas të dhënave, rezulton se janë rreth 10 objekte në plan për t’u shembur, në kuadër të aksionit “Bregdeti ynë”. Në mbështetje të IKMT kanë shkuar edhe policia dhe inspektorati vendor i Bashkisë Lezhë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.