Ndërron jetë nga COVID-19 drejtori i Pallatit të Kulturës në Librazhd
Ndahet nga jeta, si pasojë e Covid-19, Drejtori i Pallatit të Kulturës në Librazhd, Arianit Alliu.
Alliu, 46 vjeç, prej disa ditësh mjekohej në Spital dhe nuk ka pasur sëmundje të tjera shoqëruese. 46-vjeçari librazhdas, baba i tre fëmijëve, ka ndërruar jetë sot në Tiranë.
Alliu ishte një prej organizatorëve kryesorë të aktiviteteve kulturore e artistike në qytetin e Librazhdit. Pjesëmarrës në shumë festivale në Shqipëri, Diasporë, Ballkan, Europë deri në Azi dhe kudo, falë punës së tij me grupet rinore me qindra të rinj e të reja mësuan kërcimin dhe kërcimin dhe vallet tradicionale të gjitha krahinave të vendit tonë.
Sorry, the comment form is closed at this time.