Ndarja nga jeta e Grillos/ Basha: Lajm hidhërues
Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar për ndarjen nga jeta të gazetarit dhe komentatorit sportiv Vladimir Grillo, i cili u shua sot në moshën 74-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë.
Basha shkruan se zëri i fortë dhe imazhi i paqtë i tij na kanë shoqëruar nga fëmijëria e hershme dhe se do të mbahet mend gjatë si njeriu që, përmes radios dhe televizorit, na përcolli ngjarjet kryesore të sportit
Ai do të mbahet mend gjatë si njeriu që përmes radios dhe tv na përcolli me ngrohtësi dhe profesionalizëm emocionet dhe ngjarjet kryesore të sportit shqiptar dhe botëror për dekada. U prehtë në paqe!
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) December 30, 2021
Sorry, the comment form is closed at this time.