Vdekja e Dole/ Kim: Do mbahet mend për shërbimin në Shqipëri

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të ish-kandidati për President amerikan Bob Dole.

Kim shprehet se ai ishte një patriot i vërtetë amerikan dhe thekson se jeta e tij do të mbahet mend jo vetëm në Amerikë, por edhe në mbarë botën, përfshirë dhe Shqipërinë.

“Bob Dole ishte një patriot i vërtetë amerikan. Duke kapërcyer plagët e rënda të marra gjatë Luftës së Dytë Botërore, ai u bë një luftëtar për kauzën e lirisë.

Jeta e tij në shërbimin publik do të mbahet mend jo vetëm në Amerikë, por në mbarë botën, përfshirë Shqipërinë. U prehtë në paqe”, shkruan ambasadorja Kim.

Dole njihej si një mik i mirë i shqiptarëve e veçanërisht Kosovës. Postimi i tij i fundit në Twitter lidhej pikërisht me të.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.