Ndarja nga jeta e Pirro Manit, Meta: Shembull frymëzimi për brezat e artistëve të rinj

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta i është bashkuar ngushëllimeve për ndarjen nga jeta në moshën 89-vjeçare të regjisorit dhe aktorit, Pirro Mani.

Meta thotë se Mani ishte një ndër personalitetet më të shquara në historinë e teatrit dhe filmit shqiptar.

Sipas tij, Mani do të jetë shembull frymëzimi për artistët e rinj pasi la një trashëgimi të vyer kulturore.

STATUSI NGA ILIR META

Pikëllues lajmi për ndarjen nga jeta të Pirro Manit, njërit prej personaliteteve më të shquara në historinë e teatrit dhe të filmit shqiptar.

Aktor dhe regjisor i niveleve të jashtëzakonshme, si dhe pedagog i shkëlqyer për dekada, ai luajti dhe vuri në skenë me dhjetëra role dhe shfaqje , për t’u nderuar me shumë çmime dhe fituar duartrokitjet e respektin e merituar të artdashësve, duke lënë pas një trashëgimi të vyer kulturore, që na bën krenar të gjithëve dhe që përherë do të mbetet një shembull frymëzimi për brezat e artistëve të rinj.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.