Nata e shtatë e protestës, më pak pjesëmarrës në sheshin “Skënderbej”
Qytetarët kanë dalë edhe pasditen e sotme në protestë në shenjë proteste kundër vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha, nga një efektiv policie, duke u zbardhur 8 dhjetori, në zonën e Laprakës.
Teksa sot shënon dita e shtatë e protestave, sonte numri i qytetarëve pjesêmarrës në sheshin “Skënderbej” është më i vogël se netët e kaluara.
Policia ka ndërmarrë një plan masash për mbarëvajtjen e situatës, për t’i paraprirë çdo skenari të kësaj proteste. Mësohet se në terren janë dhe autoblindat dhe njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë, por deri më tani situata paraqitet e qetë.
Sorry, the comment form is closed at this time.