Kryepolici Nano gjen zgjidhje për orët shtesë të policëve

Vendimi i parë në krye të Policisë së Shtetit i Gledis Nanos është t’u paguajë detyrimin e prapambetur financiar të gjithë policëve, për orët shtesë, të papaguara prej vitesh.

Nano u ka dhënë urdhër të 12 drejtorive të qarqeve të llogarisin të gjithë detyrimin financiar që ato u kanë punonjësve të tyre për orët jashtë orarit.

Këto parà shtesë do të paguhen nga fondet e policisë, por edhe nga paratë e konfiskuara nga krimi.

Nga 12 drejtori policie në qarqe, 4 prej tyre e kanë dorëzuar tashmë listën e punonjësve të tyre në Financën Qendrore të Policisë, ndërsa të tjerat janë ende në proces të përpilimit të listave.

Nuk ka një afat final se kur duhen dorëzuar listat përkatëse, por pritet që ky proces të përfundojë brenda këtij viti.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.