“Na nën dhé e ju mbi dhé, të fitum prapë jena ne”! Parulla dhe detajet e protestës së sotme
Shkodranët kanë vendosur të mblidhen sërish sot në një protestë, në sheshin “Luigj Gurakuqi” të qytetit në orën 11:00, kundër dhunës dhe vrasjeve policore e padrejtësive, duke marr shkak nga vrasja e të riut Klodian Rasha në Tiranë më 8 dhjetor.
Një parullë ku shkruhet “Na nën dhé e ju mbi dhé, të fitum prapë jena ne! Të shtunën ora 11:00 shihemi këtu” është shpalosur pranë monumentit të Luigj Gurakuqit.
Këtë parullë e ka publikuar në “Facebook’ kryebashkiakja Voltana Ademi, me këtë shënim: “Rinia, shpresa e besimi për të ardhmen në vendin tim!”
Ndërkaq, forca të shumta policie kanë rrethuar institucionet lokale.
Një javë më parë, qytetarët shkodranë morën pjesë në një marshim paqësor, që në fund devijoi në trazira me djegien e zyrave të Partisë Socialiste.
Sorry, the comment form is closed at this time.