Lezhë dhe Durrës/ Muzikë përtej orarit, gjobitet tre pronarë lokali

Vazhdojnë monitorimet nga policia për lokalet që lejojnë organizime me muzikë pas orarit të përcaktuar, për shkak të Covid-19

V.J., pronari i një lokali në Ishull Lezhë është gjobitur me 1.000.000 lekë, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitetin me muzikë në kundërshtim me orarin e përcaktuar në Aktin Normativ për zhvillimin e aktiviteteve.

Gjithashtu, edhe në Durrës nuk kanë munguar kontrollet.

Sipas policisë, dy administratorë lokalesh, përkatësisht Bekim Toro dhe Majk Kulla, janë ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, për shkelje të përcaktuar në Aktin Normativ, për zhvillimin e aktiviteteve.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.