Mposhti koronavirusin, Imzot George Frendo rrëfen momentet e vështira

Imzot George Frendo, kryeipeshkёv i Tiranё-Durrёsit e President i Konferencës Episkopale Katolike tё Shqipërisë, nga Bari Italisё ku gjendet prej më shumë se tri javёsh, ka folur për herë të parë për përjetimin e tij nё betejën me koronavirusin.

Për “Radio Vatikanin” ai rrëfen vёshtirёsitё që i shkaktoi infektimi me COVID-19.

Imzot George Frendo thotë se kjo ka qenë një periudhë e vështirë, ndërkohë që falënderon mjekët, personalin shëndetësor pёr kujdesin e kurimin dhe besimtarët pёr lutjet.

“Isha në një situatë të keqe. Më kanë ndihmuar shumë. Gjatë këtyre javëve jam ndjerë shumë afër Jezu Krishtit. Më ka ndihmuar shumë kjo eksperiencë që të ndihem më solidarë me ata që janë të infektuar. Gjatë kësaj periudhë jam lutur për veten edhe për këta, dhe për ata që kujdesen. Jam shumë mirënjohës ndaj personelit të spitaleve që përpiqen të ndihmojnë. Le të përballojmë këtë situatë me kurajën që na jep feja jonë. Po pres të dal nga këtu dhe të bashkohem sa më shpejt me popullin ti. E di sa janë lutur për mua”, thotë Imzot George Frendo.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.