Mozzik i bën një kërkesë publike Dua Lipës

Reperi i njohur, Mozzik i ka bërë një kërkesë publike, Dua Lipës, e cila ndodhet prej disa ditësh në Kosovë për shkak të festivalit “Sunny Hill”.

Përmes një postimi në InstaStory, ai i ka kërkuar këngëtares shqiptare më famë botërore të vizitojë Prekazin.

“Dua jam shumë krenar me arritjet e tua, vazhdo para je më e mira. Këto ditë që jeni në Kosovë vizitoni Prekazin”, ka shkruar Mozzik krahas një foto nga vendi.

Kujtojmë që Dua performoi natën e parë të Festivalit dhe u kthye në kryefjalën e mediave ndërkombëtare.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.