Motoristja përplas biçikletistin, policia jep detajet

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Emin Matraxhiu”, në Elbasan.

Një motor që drejtohej nga një vajzë 32-vjeçare me iniciale K. S., përplasi një 33- vjeçar që po udhëtonte me biçikletë.

“Më datë 14.01.2022, rreth orës 19: 20, në lagjen ‘Emin Matraxhiu’, motomjeti me drejtues shtetasen I. E., 32 vjeçe, ka aksidentuar biçikletistin, shtetasin K. S., 33 vjeç.

Për pasojë është dëmtuar shtetasi K. S., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.