Moti, KESH paralajmëron. Ç’pritet të ndodhë javën e ardhshme

Koorporata Elekrtoenergjitike Shqiptare (KESH) ka njoftuar se në vend pritet të ketë reshje të dendura shiu.

Sipas KESH, raportet meteorologjike parashikojnë që për periudhën 22-26 janar 2021 priten reshje intensive shiu, në të tre basenet e kaskadës së lumit Drin dhe, për pasojë, prurjet në HEC-et në Fierzë, Koman dhe Vau Dejës mund të rriten ndjeshëm.

Më tej, në njoftim thuhet se shkarkimet do të menaxhohen me kujdes, duke ndjekur në dinamikë zhvillimet meteorologjike.

Bazuar në informacionin aktual të prurjeve, shkarkimet nuk do të kenë ndikim në zonën e nën-Shkodrës.

Po ashtu, theksohet se KESH do të vijojë bashkëpunimin me autoritetet përgjegjëse dhe do të mbajë të informuar në mënyrë transparente opinionin publik.

“Raportet meteorologjike parashikojnë që për periudhën 22-26 janar 2021 priten reshje intensive shiu, në të tre basenet e kaskadës së lumit Drin. Për pasojë, prurjet në HEC-et Fierzë, Koman dhe Vau Dejës priten të rriten ndjeshëm. Sekretariti Teknik i Komisionit të Posaçëm të Trajtimit të Plotave vijon punën në marrjen e masave paraprake për t’i paraprirë situatës që pritet të vijë në ditët në vijim. Për këtë arsye, shkarkimet e kontrolluara në HEC-in e Vaut të Dejës u rritën nga 300 m3/s në 700 m3/s, me synim parandalimin e shkarkimeve të medha në momentet e pikut të prurjeve natyrore. Shkarkimet do të menaxhohen me kujdes, duke ndjekur në dinamikë zhvillimet meteorologjike. Bazuar në informacionin aktual të prurjeve, shkarkimet nuk do të kenë ndikim në zonën e nën-Shkodrës. KESH do të vijojë bashkëpunimin me autoritetet përgjegjëse dhe do të mbajë të informuar në mënyrë transparente opinionin publik”, thuhet në njoftim.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.