Moti i keq/ Disa zona në Tiranë pa drita, OSHEE: Po i riparojmë sa më shpejt

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar shkëputjen e energjisë elektrike në disa zona të kryeqytetit. Sipas njoftimit të bërë, për shkak të motit të keq ka shkëputje të energjisë elektrike tek “Ali Demi”, Tregu Elektrik apo dhe në Kashar e Yzberisht.

Njoftimi:

Si pasojë e motit të keq, me stuhi ere dhe reshje shiu intensive, janë shfaqur defekte në rrjetin e shpërndarjes në qytetin e Tiranës. Konkretisht: Fideri C6 Nst/Traktora, zona pa energji tek Tregu Elektrik, rruga “Zonja Curre”, Zona e “Ali Demit”; Fideri c4 Nst./Traktora zona pa energji tek Porcelanin i Vjetër Fideri F18 Nst./Kashar zona pa energji Unaza Re, zona pranë Yzberishtit. Grupet e OSSH #Tiranë janë në terren dhe po punojnë për riparimin sa më shpejt të defektit dhe rikthimin e energjisë tek të gjithë abonentët

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.