Moti i keq dhe me reshje, ARRSH paralajmëron: Kujdes me shpejtësinë

Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut kanë sjellë një sërë problemesh në disa qytete të vendit.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë njoftimin e rëndësishëm për të gjithë qytetarët, duke dhënë detaje në lidhje me gjendjen e rrugëve dhe akseve kryesore.

Sipas ARRSH për shkak të motit të keq ka pasur probleme në akset rrugore si Bajram Curri–Valbonë, Kukës–Ura e Zapodit, Kukës–Bushtricë, Elbasan-Gjinar, Librazhd-Steblevë, Qafë Muzinë-Qafë Dushk–Peshkopi, Librazhd–Përrenjas,Elbasan–Qafë Thanë dhe në Llogara.

Ndër të tjera bëhet me dije se të gjithë akset janë të kalueshme.

“Reshjet e shiut kanë vijuar me intensitet gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ⚠️ duke sjellë edhe rënie gurësh, drurë, materiale e inerte në rrugë 🛣 si në: Bajram Curri–Valbonë, Kukës–Ura e Zapodit, Kukës–Bushtricë, Elbasan-Gjinar, Librazhd-Steblevë, Qafë Muzinë-Qafë Dushk–Peshkopi, Librazhd–Përrenjas,Elbasan–Qafë Thanë dhe në Llogara.

🚜Kontraktorët kanë punuar gjatë natës për pastrimin e akseve 🚧

Të gjitha akset janë të kalueshme ✅

⚠️Përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore 📵🚸 të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë “, shkruan ARRSH.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.