“Mos e humbisni”/ Veliaj zbulon detaje nga festa e ndërrimit të viteve

Tirana do e presë ndërrimin e viteve me një spektakël fishekzjarresh. Duke folur për News 24, Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, tha se spektakli do të nisë në orën 22:00, me dy këngëtarët e njohur Elvana Gjata e Alban Skënderaj, për të vijuar pastaj në orën 00:00, me fishekzjarret.

“Do të fillojë me dy këngëtarët fantastik Elvana Gjatën e Alban Skënderajn, në orën 22:00. Në 00:00 do të bëjmë një numërim mbrapsht. Ne duam ta përdorim këtë si një mundësi fantastike, edhe për të ndryshuar pak imazhin e vendit, që ka vuajtur shumë. Ka ende njerëz në botë që kujtojnë skemat e viteve 1990 dhe që ne duam t’u themi se nuk jemi më në atë nivel. Është mundësia ta tregojmë këtë vit, për të ndryshuar imazhin. Spektakli do të nisë në 22:00 me këngë, ndërsa në 00:00 do të kemi një super-spektakël fishekzjarrësh. I ftoj të gjithë të dalin, sepse do të jetë diçka vërtet mbresëlënëse. Pastaj do të vazhdojmë me këngëtarë e DJ të tjerë”, tha Veliaj. I pyetur se ku do ta festojë ai Vitin e Ri, kryebashkiaku Veliaj u shpreh se “Unë do të jem në shesh. Nesër në spital, ku bashkia jep shportën e bebeve të lindura. Është thuajse e detyruar që unë të jem në Tiranë, deri në 00:00 me familjen, pastaj me spektaklin e fishekzjarrëve”, deklaroi Veliaj.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.