Mori vaksinën, mjekja shqiptare në SHBA: S’kam asnjë simptomë apo efekt anësor

Mjekja shqiptare në SHBA, Irida Molla, ka folur një ditë pasi u vaksinua ndaj COVID-19.

Mjekja tregoi për “News24” se nuk ka asnjë simptomë apo efekt anësor nga vaksina, përveç ndjeshmërisë normale të dhimbjes tek vendi i injeksionit.

Ajo shtoi se nuk e ka kaluar COVID-19 më parë, por vaksinën duhet ta bëjnë si ata që janë infektuar më parë, edhe ata që nuk e kanë kaluar ndonjëherë.

Për mjeken shqiptare, vaksina është dritë në fund të tunelit dhe shpresa se një ditë pandemisë do i vijë fundi, prandaj i bën thirrje të gjithëve të vaksinohen.

“Ndihem fizikisht shumë mirë, pak ndjeshmëri dhimbje tek vendi i njeksionit, që është normale. Asnjë simptomë apo efekt anësor. Jam e lumtur, e gëzuar, është arritje e madhe, jam e privilegjuar të jem pjesë e këtij procesi.

Jo asnjë efekt. Këto janë raportuar në vaksinën e ‘Pfizer’ si elementë minimalë, temperaturë më pak se 24 orë, kanë kaluar tashmë dhe nuk kam.

Janë dy doza, në 3 javë.

Nuk e kam kaluar COVID-19. Unë jam në përballje ditë për ditë me COVID-19, jam ditë për ditë me pacientë. Kemi parë dhe humbje jete, edhe kolegë, ka lënë dhe impresion të thellë. Kemi përpara një drite në fund të tunelit.

E shoh problemin në dy grupe; të parët janë skeptikët, pjesa më e madhe që nuk besojnë tek një vaksinë e re, sëmundje e re, këtu hyn dhe funksioni jonë si profesionistë, për të përhapur lajme. Ky grup do punë, por shoh një dritë jeshile. Është dhe grupi tjetër i rrymës anti-vaksinë. Ata janë të fiskuar, është më e vështirë për t’i bindur. Por me edukim, me sensibilizim.

Indikacionet janë që dhe ata që e kanë kaluar, apo që po e kalojnë, ta marrin vaksinën, s’krijon asnjë problem. Imuniteti që arrihet është më i lartë në antitrupa se ata që e kanë kaluar, indikacioni është që duhet marrë, ndoshta më vonë por duhet.

Si kudo në botë, mes kësaj pandemie edhe në SHBA është situatë e rënduar. Kemi kapacitetet, s’kemi kaluar limitet. Prandaj duhet të vaksinohemi sa më shumë dhe që kësaj pandemie t’i vijë fundi një ditë”, – tha mjekja shqiptare.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.