Mori pjesë në protestë, policia i shkruan në Facebook “njeriut të memeve”

Genc Sejko, i njohur si ‘njeriu i memeve’, ka postuar në rrjetet sociale mesazhin që policia i ka çuar në Facebook që të paraqitet në komisariatin nr. 2 në Tiranë, pasi akuzohet për pjesëmarrjen në protestën e mbrëmshme në kryeqytet.

Pa njoftim zyrtar, Policia i ka shkruar në llogarinë e tij në “Facebook”.

“Fytyra e shtetit policor”, kështu e cilëson Sejko.

Ditën e mbrëmshme, ai tha se nuk ishte organizator i tubimit, por nëse do të procedohej nuk do ta kishte problem.

“Nuk jam organizator i protestës, por edhe nëse do të më akuzonin do të më bënin nder. “Pushka top t’u bëftë…”.

Sonte po zhvillohet protesta e gjashtë për vrasjen e Klodian Rashës.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.