Mjeti përplas për vdekje kalimtaren në Fushë Krujë
Policia njoftoi se rreth orës 12:00, në fshatin Larushk, Fushë Krujë, automjeti me drejtues shtetasin M. Xh., 55 vjeç, ka aksidentuar shtetasen L. R.
Shtetasja L.R., 55 vjeçe, si pasojë e plagëve të marra në aksident ka humbur jetën.
Drejtuesi i mjetit, shtetasi M. Xh., është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Sorry, the comment form is closed at this time.