Mjeku nga Vlora vdes pas infektimit nga COVID-19, Brataj: Na hidhërove shumë

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka dhënë një mesazh ngushëllimi për mjekun gjinekolog nga Vlora, Leonard Kamberi, i cili ndërroi sot jetë pasi ishte infektuar nga COVID-19. Brataj shprehet se me Kamberin ka qenë edhe shok fakulteti.

 “Dr. Leonard Kamberi na hidhërove shumë me largimin e parakohshëm. Shokë fakulteti, mik dhe koleg i përgatitur dhe i përkushtuar, Covid-19 nuk të kurseu as ty. Lamtumirë dhe të qoftë dheu i lehtë”, shkruan Brataj në rrjetet sociale.

Më herët, mesazh ngushëllimi ka dërguar edhe kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, që zbuloi se Kamberi priste të bëhej baba së shpejti.

Leonard Kamberi ka punuar në Maternitetin e Vlorës, ndërsa aktualisht punonte në një klinikë private dhe ishte pedagog në Departamentin e Shëndetit Publik.

50-vjeçari ishte i shtruar prej dy javësh në spital në Tiranë, por nuk ia doli ta fitojë betejën me koronavirusin.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.