Mjeku Arjani Mezini rrëfen infektimin me Covid-19: Nuk mendoj se e mora në spital

Mjeku i njohur pneumolog, Arjan Mezini është infektuar me koronavirus. Gjatë një interviste në ABC me Juli Xhokaxhi, mjeku tha se është në ditët e fundit të rikuperimit.

Ndërsa prej muajsh ka qenë në vijën e zjarrit duke u përballur me të sëmurët me Covid, mjeku beson se infeksionin nuk e ka marrë në ambientet e spitalit.

“Jam në fazën e rikuperimit. Unë e kalova. Është e pamundur ti shmangesh. Nuk besoj se e kam marrë në spital. Por kjo nuk është siguri absolute. Gjatë qëndrimit të gjatë nuk pata probleme. Besoj se mund ta kem marrë nga një burim i jashtëm”, tha ai.

Mjeku më tej thotë se virusin e kaloi në një formë të lehtë, me temperaturë dhe pak dhimbje muskolare.

“Për një mjek nga ana psikologjike është më e lehtë. Unë kalova një formë pak më shumë se lehta. Me temperaturë dhe dhimbje muskulore dhe djersë gjatë natës. Unë nuk ndoqa asnjë protokoll me medikamente. Përdora vetëm vitamina, dhe ibuprofen”, tha ai./ ABC

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.