Mjekja e Infektivit: Shtrimet me rritje të lehtë, dominon ‘Delta’

Prej një muaji një 22-vjeçar po lufton me sëmundjen e rëndë të Covid-19 ndërsa mjekët e Infektivit tregohen të rezervuar në informacione.

Mjekja Entela Kolovani pohon se në ditët e para të janarit ka një rritje të lehtë të shtrimeve spitalore me shenja klinika si ato të variantit ‘Delta’, ndërkohë që forma të rënda klinike nga ‘Omicron’ ende nuk ka.

Trajtimi në spitalet publike Covid mbetet i njëjti bazuar në protokollet standarde të aplikuara që në nisje të pandemisë.

Mjekja e Infektivit pohon se pritet të vijnë trajtimet bashkëkohore antivirale të zbuluar për herë të parë në vitin 2021.

Mjekja e mirënjohur përsërit apelin drejtuar popullatës që të vaksinohen, pasi mbron nga format e rënda dhe vdekja.

Që prej shpalljes së pandemisë në datën 9 mars 2020 në spitalet Covid nuk është regjistruar zyrtarisht asnjë pacient i riinfektuar me SarsCov-2, çka dëshmon superioritetin mbrojtës të imunitetit natyror kundrejt formave të rënda dhe vdekjeve.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.