Mjegull dhe temperatura deri në -7 gradë Celcius, probleme në disa akse

I ftohti polar ka pushtuar vendin prej disa ditësh. Temperaturat deri në -7 gradë Celcius janë regjistuar në verilindje të vendit, ku edhe janë shkaktuar probleme në disa akse rrugore.

Mjegulla ka vështirësuar qarkullimin e mjeteve për shkak të pamjes së kufizuar nga Morina deri në Fushë-Dukagjin.

Policia këshillon drejtuesit e mjeteve për kujdes të shtuar dhe kufizim shpejtësie gjatë lëvizjes në kushtet e pamjes së kufizuar. Aktualisht te gjitha rrugët nacionale janë të kalueshme.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.