Komisionet hetimore/ Miratohet për 25 Prillin, rrëzohet “Bechetti”

Miratohet në Kuvend ngritja e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit. Komisioni që do të drejtohet nga opozita u votua me 120 vota pro.

Ndërsa ai për “Bechettin”, i kërkuar gjithashtu nga opozita, u rrëzua, pasi u votua me 77 vota kundër dhe 43 pro, duke mos marrë kështu votat e nevojshme për miratim.

Ndërkohë, kërkesa tjetër e opozitës për krijimin e një komisioni për inceneratorët do të kalohet për votim javën e ardhshme. 

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.