Ministrja Kushi: Shkolla rifillon më 11 janar

Nga Pusteci ku ishte bashkë me kryeministrin maqedonas Zoran Zaev, ministrja e Arsimit Evis Kushi bën të ditur se pushimet e fundvitit për shkollat do të zgjasin deri më 11 janar.

“Në bashkëpunim me Komitetin e Ekspertëve kemi vendosur që pas pushimeve të fundvitit shkolla të nisë në datën 11 janar dhe jo në 4, siç parashikonte urdhri i mëparshëm”, tha Kushi.

Ndërsa në shkolla procesi mësimor vijon i alternuar, në shkollë dhe online. Ky vendim ka hyrë në fuqi më datën 1 dhjetor. Ndërsa, studentët zhvillojnë online procesin mësimor.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.